back to top
19.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Mars, 2025
spot_img
KreuSportiNeymar zbulon prapaskenën e bujshme: Guardiola më kërkoi tek Bayern

Neymar zbulon prapaskenën e bujshme: Guardiola më kërkoi tek Bayern

Neymar, në intervistën e dhënë për podcast-in e Podpah, preku disa tema që e shqetësojnë, që nga “gjuetia” e disa kundërshtarëve në fushë e deri te një sfond transferimi shumë i bujshëm. Pasi u kthye te Santos në formë huazimi në afatin kalimtar të janarit, për të lënë pas një aventurë makthi në Arabinë Saudite (me dhe pa dëmtime), O’Ney tha: “Ndonjëherë mendoja se ata po më ndiqnin më shumë për stilin tim të lojës. Unë nuk jam një engjëll në fushë, e di këtë. Më shumë se gjyqtarët, janë lojtarët që janë fajtorë për këtë situatë. Lojtarët zemërohen më shumë me mua sesa me Messin dhe Cristiano-n”.

Më pas Neymar foli për momentin kur Pep Guardiola e kërkoi personalisht te Bayern. Trajneri spanjoll, i cili ishte larguar nga Barcelona dhe ishte gati të merrte skuadrën bavareze, hyri në dhomën e tij:

“Isha me të brendshme dhe bluzë, hapa derën dhe ishin babai dhe Guardiola. U ktheva, vesha pantallona të shkurtra. Aty ishin babai, Guardiola dhe një përkthyes. Guardiola ulet në dhomën time dhe më thotë: “Dua të të marr me vete në ekipin ku do të punoj”.

Të gjithë e dimë fundin, sepse as Real Madridi nuk arriti ta bindë Neymarin, i cili u largua nga Santos në vitin 2013 sepse kishte vendosur të zbarkonte në planetin Barcelona.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat