back to top
18.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetNga 170 mijë euro në gjysmë milioni/ Pasuria e ministrit Mazniku dhe...

Nga 170 mijë euro në gjysmë milioni/ Pasuria e ministrit Mazniku dhe dyshimet për transparencën

Etleva Skonja

SPAK me njoftimin e fundit se ka nën hetim një ministër ka ndezur zërat, se cilit mund, ti “pritet koka” nga kabineti i Ramës.

Disa nga ministrat aktualë kanë qenë në SPAK, por  thirrja e tyre ka pasur me heshtje. Ata vetë nuk janë deklaruar, por edhe SPAK ka mbajtur të njëjtin qëndrim.

Një nga emrat e kabinetit “Rama”, duket se SPAK-u po ia ngushton lakun është Arbjan Mazniku.

Kujtojmë se mediat raportuan se tre muaj para zgjedhjeve parlamentare është bërë kontroll në pronat e Maznikut.

Gjithashtu raportohet se Mazniku po hetohet  në cilësinë e ish-nën/kryetarit të bashkisë së Tiranës, është marrë në pyetje lidhur me hapjen e procedurave të dyshuara si fiktive të një tenderi për rikonstruksionin e rrugës “Xhon Belushi” që ndodhet në zonën e “Freskut”.

Tenderat duket se e kanë çuar SPAK-un, që të hetojë edhe disa praktika tenderuse mes bashkisë së Tiranës dhe restorantit “The Home” që është në bashkëpronësi të bashkëshortes së Maznikut, Marinela Lika.

Mazniku dyshohet se ka prodhuar  konflikt interesi lidhur me restorantin që ka bashkëpronar me gruan e tij, Marinela Lika.

Ky restorant ka marrë pagesa nga Bashkia e Tiranës për zyrtarisht gjatë periudhës kur Mazniku ishte nënkryetar i bashkisë.

Si ka ndryshuar pasuria e Maznikut në 10 vite?

Nga viti 2015 deri në 2023, ai ka punuar si nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Në vitin 2023, ai u emërua Ministër i Shtetit për pushtetin vendor.

Nga viti 2013 deri në vitin 2023, pasuria e deklaruar e Arbjan Maznikut, , ka pësuar një ndryshim të rrënjësor. Në vitin 2013, ai deklaron pasurinë e paluajtshme dhe llogarinë bankare me vlerë totale rreth 170,000 euro. Ndërsa në vitin 2023, pasuria e tij e deklaruar arriti në 510,000 euro, duke treguar një rritje prej 340,000 eurosh brenda një periudhe 10-vjeçare .

Në vitin 2022, Mazniku ka deklaruar disa pasuri të reja, përfshin një ullishte me sulm 11,700 m², një ndërtesë 65,29 m², një apartament me vlerë 70,000 euro dhe një makinë me vlerë 21,000 euro. Përveç kësaj, ai ka disa llogari bankare me bilanc të ndryshëm, duke përfshirë në euro dhe lekë .

Por, transparenca e pasurisë së tij vihet në pikëpyetje njësoj si ish shefi i tij Erion Veliaj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat