back to top
31.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Nga 60 ministra, 6 kanë probleme me drejtësinë”/ Rama justifikon korrupsionin në...

“Nga 60 ministra, 6 kanë probleme me drejtësinë”/ Rama justifikon korrupsionin në Qeveri

Kryeministri Edi Rama komentoi kërkesat për dorëheqjen e tij, të cilat nisën nga selia blu me Belind Këlliçin dhe vijuan me insistimin e Sali Berishës në Parlament.

“Për çfarë arsye ta jap dorëheqjen? Çështjen do ta diskutojmë me shumë maturi. Kjo është e domosdoshme. Thotë që e ke gjysmën e qeverisë në burg. Gjysmën apo të gjithën është një çështje që në të gjitha rastet ka një zanafillë. Nëse i referohemi fakteve, nuk ka pasur asnjë anëtar qeverie më parë që të jetë hetuar nga një drejtësi e pavarur.

Këtu llogarisni dikë që ka qenë në qeverinë e parë? Më tregoni një anëtar të kabinetit qeveritar që nuk ka qenë i larguar dhe nuk është trajtuar më pas nga drejtësia.

Kam pasur 60 ministra, nuk bëhen as 6 që kanë probleme me drejtësinë. Do ishte më mirë të mos ishte asnjëri. Arsyeja pse nuk fitoni është se nuk dini të ndani atë që është e Çezarit me atë që është e Zotit.

Pse e kërkoni dorëheqjen time? Apo pse e kemi sjellë Shqipërinë në pozicione që s’ka qenë kurrë më parë. Kushdo të qeverisë bujrum ‘ja sheshi, ja mejdani, ja dhe Muço kapedani’. Unë llogaritë i kam me historinë, për këtë rri këtu”, tha kryeministri Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat