Zonjë, ke një lloj eksitimi të çuditshëm, të frikshëm dhe totalisht antiligjor për përshkrimin e jetës së të pandehurve që paraburgosen/burgosen.
Nuk ndodh në asnjë vend të botës lejimi i përshkrimit të ç’do orë, ditë, ngjarje të jetës së të pandehurit. Nëse kjo do kish ndodhur (larg qoftë) me familjar tim, të jesh e bindur se, në bazë të Kodit për të Drejtat e të Pandehurit në Paraburgim, të nesërmen nga studio do ishe ti pas hekurave.
Çuditem me të gjithë ata që aderojnë në fushën e Drejtësisë si nuk ju kanë vënë përpara përgjegjësisë penale?
Flet në orët që i pandehuri nuk të kundërshton dot se i është mbyllur komunikimi.
Si ndjesi njeriu më duket çmënduri të flisnin për mua, mbyllej televizori në qeli, dhe tjetra të ligjëronte për mua!!
Qëllimi i Drejtësisë znj. nuk është të thotë përralla me mbret nga jeta e të pandehurve.
Është impenjimi me Ligjin -mjet për zbardhjen e së vërtetës kushdo qoftë ajo. Nëse për njerëzit e paraburgosur/ burgosur Nuk do kishte Ligje mbrojtëse si përgjegjësia për mbrojtjen e jetës ndaj ka guardianë, mjekë, mbrojtja nga helmimet ndaj ka ushqime të super kontrolluara si dhe kritere për ata që gatuajnë, mjekimi me medikamente etj. do i linim në një sallë të gjithë bashkë e ata do haeshin jo si njerëz!!
Paraburgim/ Burgim janë metoda të izolimit nga jeta e individit dhe nivelit ekonomik të tij/saj që, të pendohet e të rikthehet në shoqëri me synime vetëm pozitive. Burgu është institucion frenimi nga e keqja dhe jo mure çmendine.
Merr lexo për të Drejtat e të Burgosurve (edhe të Paraburgosurve) dhe respekto ato Ligjet që vetë shoqëritë e lira e demokratike i kanë fituar me gjak e sakrifica sepse diktatura të zhdukte pa Zë.
Si Femër që je, ky fiksim të merresh natë-ditë me njerëz që humbën trenin e jetës sepse ajo përvojë prangash shkatërron shumë plane jete, është i frikshëm!!
Ata kanë lënë pas fëmijë që për faj prindi u gjendën nga një minutë në tjetrën në një botë të zezë psilologjike, u ndrroi jeta. Detyrë e shoqërisë është kujdesi që ata fëmijë të mos cënohen nga opioni publik. Është çnjerëzore t’u flasësh për babain pas prangave natë e ditë publikisht! Ku ta fusë kokën fëmija kur shkon në shkollë etj.? Po prindi që për Ta fëmija është i shtrenjtë edhe fajtor qoftë?
Satistikisht, në 6 muajt e parë të paraburgimit të një personi, njëri prej tyre ndërron jetë nga dhimbja, nëna shpesh duron ndërsa babai •jo. Kë parë të dënuar të qajë me dënesë vdekjen e Babait që ai “i’a shkaktoi” dhe nuk i shkoi as në varrim?
Femra ka lindur të jetë Pranverë e jetës, të mbarset, të shërojë shpirtra, të kujdeset për të gjithë dhe jo të jetë pus i thellë i zi me ndjesi të çuditshme!
Kujdesu për veten znj. se ne që aderojmë në këtë fushë dekada, këto instikte për të shqyer jetë njeriu mbi Ligjin, nuk na zotërojnë. Je e detyruar të respektosh Kodin Proçedural Ligjor, betejën e palës Mbrojtëse për mbrojtjen e të akuzuarit dhe të presësh si një shoqëri e tërë fjalën vendimtare të Gjykimit nga Funksionarë shteti të aprovuar me proçeduarat përkatëse.
Mos rro me maninë të dënohen dikush direkt dhe sa më shumë!! Mos bë makiazh kur njofton arrestimin e 10të personave në një muaj!!
Ata të 10të lanë pas 50të familjarë të dëshpëruar tashmë me shtetin/shoqërinë. Është lajm i hidhnushëm.
Unë që komentova, njeri i paprivilegjuar kurrë nga shteti, vetëm çertifikatë lindje kam marrë nga Atdheu. Identiteti im partiak: t’i siguroj vetes dhe familjes time bukën e gojës me aftësitë e mija. Dua të vdes Njeri e kujtuar vetëm për notat 10 në letërsi dhe jo si shtrigë që flet për gjurmë gjaku, vrasje, hekura. Lexo Letërsinë e te Burgosurve dhe dëgjo
Zëra pa Zë! Pendimet e tyre duhen lexuar që i keqi -i lirë, të kuptojë se ç’farë e pret po morri udhën e djallit!