back to top
16.5 C
Tirana
E martë, 4 Nëntor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaNga Balluku te Gjyli/ SPAK përshkallëzon hetimet në infrastrukturë

Nga Balluku te Gjyli/ SPAK përshkallëzon hetimet në infrastrukturë

Pas paraqitjes së ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ditën e sotme në SPAK, i njëjti institucion ka thirrur edhe kryetarin e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se SPAK i ka komunikuar Gjylit akuzën për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera”. Ai u shoqërua nga avokati i tij dhe pas disa minutash në ambientet e Prokurorisë ka dalë pa dhënë deklarata për mediat.

Ndërkohë, të premten e kaluar, Belinda Balluku, në cilësinë e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe zëvendëskryeministre, u mor e pandehur nga SPAK për të njëjtën vepër penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim. Përballja e Ballukut me organin e akuzës përfundoi për më pak se një orë, ndërsa Prokuroria e Posaçme njoftoi se hetimi është i bashkuar me një tjetër procedim të nisur një vit më parë.

Ky zhvillim shënon një tjetër hap në hetimet e SPAK ndaj zyrtarëve të lartë në lidhje me procedurat e prokurimit dhe tenderat publikë në vend.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat