back to top
17.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaNga kreu i bashkisë në i pandehur / SPAK zyrtarizon akuzat ndaj...

Nga kreu i bashkisë në i pandehur / SPAK zyrtarizon akuzat ndaj Veliajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë zyrtarisht të pandehur kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025.

Raportohet se SPAK ka përfunduar fazën hetimore dhe pritet t’i komunikojë zyrtarisht aktakuzën më 23 korrik, ditë e mërkurë. Sipas informacioneve, avokatët mbrojtës dhe vetë Veliaj janë njoftuar për këtë hap nga organi i akuzës.

Veliaj përballet me tre akuza të rënda: korrupsion i zyrtarëve të lartë, pastrim i produkteve të veprës penale dhe mosdeklarim ose fshehje e pasurisë. Ai po hetohet në të njëjtën dosje me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, si dhe me gjashtë biznesmenë, të cilët dyshohet se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme nga kontrata dhe projekte publike të Bashkisë së Tiranës.

Pritet komunikimi zyrtar i akuzave
Nuk është ende e qartë nëse Veliaj do të sillet nga qelia e paraburgimit në Durrës për t’u përballur personalisht me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, dhe prokurorin e çështjes, Ols Dado. Po ashtu, mbetet për t’u parë nëse dosja do t’i përcillet menjëherë Gjykatës së Posaçme për gjykim, apo nëse do të shtyhen afatet e hetimit.

Nga momenti i marrjes zyrtare si i pandehur, Veliaj dhe mbrojtja e tij do të kenë mundësinë të njihen me të gjitha provat e grumbulluara ndaj tij dhe të kërkojnë prova shtesë apo kundërshtime procedurale.

Kjo është një nga dosjet më të bujshme të viteve të fundit, për shkak të profilit të lartë politik të Erion Veliajt dhe pozicionit të tij si kryetar i bashkisë më të madhe në vend.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat