back to top
1.5 C
Tirana
E diel, 18 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaNga ferma në tryezë, çdo hallkë me faturë/ Fushatë kundër tregtimit informal...

Nga ferma në tryezë, çdo hallkë me faturë/ Fushatë kundër tregtimit informal të mishit dhe bulmetit

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa drastike ndaj tregtarëve që shesin produkte bulmeti, qumësht dhe mish pa faturë fiskale, duke i cilësuar këto si një kërcënim serioz për shëndetin publik dhe një pengesë për formalizimin e tregut.

Në një deklaratë publike, Kryeministri theksoi se duke filluar nga java e ardhshme, çdo produkt i tillë do të sekuestrohet, ndërsa subjektet tregtare do të përballen me gjobitje të ashpra. “Siguria ushqimore dhe formalizimi i të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë është një domosdoshmëri që nuk pret më,” tha ai.

Fokus te formalizimi i tregut dhe integrimi europian
Qeveria po e lidh këtë nismë me objektivin për të çuar Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian brenda kësaj dekade. “Një vend që synon të ulet në tryezën e BE-së nuk mund të tolerojë treg informal me produkte të rrezikshme,” shtoi Rama.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, dhe Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilluan gjithashtu takime me përfaqësues të biznesit për të informuar dhe ndërgjegjësuar lidhur me detyrimin për dokumentacion fiskal dhe gjurmueshmërinë e produkteve blegtorale në çdo hallkë të zinxhirit tregtar.

Rreziku ekonomik dhe penalizimet
Ekspertët paralajmërojnë se informaliteti në tregtinë e produkteve ushqimore jo vetëm që minon ekonominë, por rrezikon edhe konsumatorin, sidomos në periudha të temperaturave të larta. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, një pjesë e konsiderueshme e tregut të bulmetit dhe mishit në vend nuk është i pajisur me faturë tatimore.

Masa të reja të kontrollit janë paralajmëruar nga strukturat e Tatimeve, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Policisë së Shtetit, të cilat do të përfshihen në inspektime të papritura në tregje dhe pika grumbullimi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat