back to top
18.5 C
Tirana
E enjte, 20 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetNga hotelet te llogaritë bankare/ Skema e dyshuar e pastrimit të parave...

Nga hotelet te llogaritë bankare/ Skema e dyshuar e pastrimit të parave në Sarandë

Policia e Shtetit ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, të dyshuara se janë përfituar nga veprimtari të paligjshme në fushën e narkotikëve, trafiqeve dhe krimeve ndaj personit.

Operacioni është zhvilluar nga Specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë.
Pasuritë e sekuestruara u përkasin dy shtetasve me precedentë penalë, të identifikuar me inicialet K.Q. dhe A.K.

Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 07.09.2025, të lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit më 24.10.2025, ka vendosur sekuestro preventive ndaj shtetasit K.Q. (alias J.H.), 43 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë në fushën e narkotikëve.
Ky shtetas është nën hetim për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë:

Një hotel 6-katësh me 37 dhoma, sipërfaqe ndërtimi 248 m² për kat dhe garazh 440 m², në Sarandë;

Një hotel 4-katësh me 15 dhoma dhe lokal shërbimi, sipërfaqe ndërtimi 160 m² + 80 m², po në Sarandë.

Pasuritë e sekuestruara ndaj A.K.

Gjykata e Sarandës, me vendimin e datës 31.07.2025, ka vendosur gjithashtu sekuestro preventive ndaj shtetasit A.K., 53 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë në fushën e krimeve ndaj personit, trafiqeve dhe narkotikëve.
Edhe ky shtetas është nën hetim për “Pastrimin e produkteve të veprës penale”.

Pasuritë e sekuestruara janë:

Në Sarandë: Lokal shërbimi 103 m² dhe pasuri 123.1 m²;

Në Tiranë: Apartament 78.4 m², parcelë ndërtimi 60.12 m², dyqan 103 m² dhe arë 800 m²;

Në Rradhimë (Vlorë): Pasuri 36 m², 485 m² dhe 619 m²;

Në Memaliaj (Tepelenë): Pasuri 386 m², truall 650 m² dhe një tjetër pasuri.

Gjithashtu janë sekuestruar:

1 mjet lundrues,

4 automjete,

12 llogari bankare.

Hetimet vijojnë

Sipas Policisë së Shtetit, Prokuroria e Sarandës po vijon hetimet për identifikimin e pasurive të tjera që mund të jenë regjistruar në emër të personave të tretë apo familjarëve të të hetuarve.

“Veprimet janë pjesë e luftës kundër pasurive të përfituara nga krimi i organizuar dhe pastrimi i parave”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

  

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat