back to top
11.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetNga ish-deputet në drejtor/ I përzgjedhuri i socialistëve për “Postën Shqiptare"

Nga ish-deputet në drejtor/ I përzgjedhuri i socialistëve për “Postën Shqiptare”

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, është emëruar në detyrën e administratorit të shoqërisë “Posta Shqiptare” sh.a., një nga institucionet më të vjetra publike të vendit. Vendimi u firmos nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe mban datën 27 tetor 2025.

Sipas dokumentit zyrtar, emërimi i Xhafajt është bërë në bazë të Ligjit nr. 7926, datë 20.04.1995, “Për transformimin e Ndërmarrjeve Shtetërore në shoqëri tregtare”, si dhe në përputhje me ligjin për regjistrimin e bizneseve dhe statutin e shoqërisë “Posta Shqiptare”.

Etjen Xhafaj ka mbajtur më parë funksione politike dhe administrative brenda radhëve të Partisë Socialiste dhe qeverisë, duke u konsideruar një nga figurat e njohura të brezit të ri socialist. Me këtë emërim, ai merr drejtimin e “Postës Shqiptare” në një moment të rëndësishëm, kur institucioni po kalon një proces transformimi dhe digjitalizimi të shërbimeve të tij, me qëllim modernizimin dhe përmirësimin e shërbimit për qytetarët.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat