back to top
20.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaNga ish-kryeministër në i pandehur: Berisha në gjykatë për "Partizanin"

Nga ish-kryeministër në i pandehur: Berisha në gjykatë për “Partizanin”

Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen “Partizani”, ku të akuzuar janë kryetari i PD, Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Me këtë vendim i hapet rrugë përballjes së parë të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, me drejtësinë.

“Gjykata sot vendosi ta kalojë për gjykim çështjen. Ndërkohë, në rastin Dako po e njëjta gjyqtare e ka kthyer çështjen pa kërkim, kurse për ne vendosi ta dërgonte për gjykim. Kjo është vendimmarje e paligjshme e kësaj gjyqtareje”, u shpreh avokati Genc Gjokutaj.

Ndaj ish-kryeministrit rëndon akuza për korrupsion pasiv dhe për Berishën është në fuqi masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë, për dhëndrin e tij rëndojnë dy akuza për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, me Malltezin që vijon të mbetet në “arrest shtëpie”.

NJOFTIM PËR MEDIAT

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë
15.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të
procedimit penal nr. 287, të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe
Krimit të Organizuar, në ngarkim të të pandehurve Sali Berisha, Jamarbër Malltezi,
Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja, Andia Pustina, Studio Pustina sh.p.k., Shoqëria
Homeplan sh.p.k. dhe Shoqëria Kontakt sh.p.k.”.

Në seancën e datës 19.05.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së
Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndër të tjera, ka vendosur:
Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar dhe dërgimin për gjykim trupit gjykues të themelit të Gjykatës së Posaçme të
Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, procedimin penal nr. 287, të
vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në
ngarkim të të pandehurve:

Sali Berisha, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i
funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në
bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Jamarbër Malltezi, akuzuar për kryerjen e veprave “Korrupsioni pasiv i
funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në
bashkëpunim me shtetasin Sali Berisha, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit
Penal, si dhe “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë
kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë e 25
i K.Penal, në formën e parashikuar nga gërma “b”, “c”, “ç” dhe “d” të K.Penal.

Fatmir Bektashi, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv i
funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga
neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose
veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287,
paragrafi i dytë e 25 i K.Penal, në formën e parashikuar nga gërma “b”, “ç” të
K.Penal.

Xhimi Begeja, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të Produkteve
të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar
nga neni 287 paragrafi i dytë e 25 i K.Penal, në formën e parashikuar nga gërma
“b”, e K.Penal.

Andia Pustina, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të Produkteve
të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi
i dytë i K.Penal, kryer ne bashkepunim, gjate ushtrimit te nje veprimtarie
profesionale, në formën e parashikuar nga gërma “b”, “ç”, “dh” të K.Penal,

Studio Pustina sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të
Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni
287 paragrafi i dytë i K.Penal, në formën e parashikuar nga gërma “b”, “ç”, “dh”
të K.Penal,

Shoqëria Homeplan sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit
të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni
287 paragrafi i parë i K.Penal, në formën e parashikuar nga gërma “b”, “ç” të
K.Penal,

Shoqëria Kontakt sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të
Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni
287 paragrafi i pare i K.Penal, në formën e parashikuar nga gërma “b”, të K.Penal.
Tiranë, më datë 19.05.2025.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat