back to top
31.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Nga janari 2026 paga minimale 500 euro”/ Rama: Rrogë mesatare 1200 euro...

“Nga janari 2026 paga minimale 500 euro”/ Rama: Rrogë mesatare 1200 euro në Shqipërinë 2030

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot programin elektoral të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar angazhimin e tij për rritjen e pagave në vend.

Në fjalimin e tij, Rama shpalli vizionin për “Shqipërinë 2030”, ku theksoi se paga mesatare do të arrijë të paktën 1200 euro. “Sot paga minimale është 440 euro dhe duke filluar nga janari 2026, e një vendim që do të merret pas zgjedhjeve, paga minimale do të jetë 500 euro,” deklaroi ai.

Për të mbështetur punonjësit që do të përfitojnë nga kjo rritje e pagës minimale, Rama njoftoi se sipërmarrësit do të jenë të detyruar të rrisin pagën minimale, por do të kenë lehtësi tatimore. “Gjatë 18 muajve pas pagës së parë, shteti nuk do të kërkojë asnjë detyrim tatimor mbi shtesën prej 100 euro,” shtoi ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat