back to top
18.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Prill, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaNga kontrollet te dëshmitë dhe sekuestrimi i celularëve/ SPAK jep detaje mbi...

Nga kontrollet te dëshmitë dhe sekuestrimi i celularëve/ SPAK jep detaje mbi hetimet 2-mujore ndaj Veliajt

Gjykata e posaçme u njoh me informacionin 2 mujor për hetimet e kryera nga arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj.

Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se prokurorët kanë thënë se gjatë kësaj kohe kanë kryer 114 veprime hetimore mes tyre kqyrje, kontrolle, sekuestro, marrje dëshmish.

Sa i takon kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, nuk ka patur ndryshim mase sigurie, ai është lënë nën arrest me burg.

Njoftimi i GJKKO:
Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
me datë 10.04.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “ Informacion 2
(dy) mujor në lidhje me procedimin penal nr. 27, të vitit 2024; 2. Vazhdimin e zbatimit
të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale,
caktuar ndaj shtetasit nën hetim Erion Veliaj dhe vazhdimin e zbatimit të masës së
sigurimit personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj
shtetasit nën hetim Elman Abule.”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet
112 dhe 246 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 219, datë 23.04.2025, vendosi:
Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i
K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Erion Veliaj me vendimet Nr. 7,
datë 09.02.2025 dhe Nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës
së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i
K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Elman Abule me vendimin Nr. 13,
datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar.
Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit
për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky
afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat