back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetNga kuotat te dorëheqjet e rikthyera/ KAS përfundon betejën e mandateve në...

Nga kuotat te dorëheqjet e rikthyera/ KAS përfundon betejën e mandateve në Tiranë

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka shqyrtuar sot dy çështje të rëndësishme që lidhen me përfaqësimin parlamentar në qarkun e Tiranës, duke marrë vendime përfundimtare që prekin dy kandidatura të diskutueshme.

KAS ka rrëzuar kërkesën e Andia Ullirit, e cila pretendonte se mandatin e deputetes e fitonte në bazë të kuotës ligjore gjinore, pas dorëheqjes së deputetit Arjan Ndoja. Ulliri kërkoi të përfitonte vendin në Kuvend duke theksuar detyrimin ligjor për respektimin e përfaqësimit gjinor në listat zgjedhore. Por Komisioni vendosi të mos e pranojë këtë pretendim, duke i mbyllur kështu rrugën për të hyrë në Parlament.

Nga ana tjetër, KAS ka ndryshuar edhe përfaqësimin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Tiranë. Pas shqyrtimit të vendimeve të mëparshme të KQZ-së dhe ankesave të paraqitura, KAS i ka hequr mandatin Kleana Xhuvelit, e cila më parë kishte revokuar dorëheqjen për të përfituar vendin e deputetes. Vendimi i sotëm i hap rrugën Ana Dajkos, e renditur e para në listën e mbyllur të këtij koalicioni, për të hyrë në Kuvend.

Këto vendime vijnë në një kohë kur përfaqësimi në Kuvend dhe transparenca e listave zgjedhore janë vënë në qendër të debatit publik. Siç po konfirmohet edhe nga KAS, dorëheqjet e kandidatëve, respektimi i listës dhe kuotat gjinore, mbeten pika të nxehta interpretimi në sistemin aktual zgjedhor.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat