Sylvinho publikoi listën e parë për kualifikueset e Botërorit, për dy takimet kundër Anglisë dhe Andorrës. Ajo që ra në sy ishte mungesa e disa legjionarëve të rëndësishëm si Mitaj, Hysaj, Daku, Seferi, apo Keidi Bare, por pjesë e listën janë lojtarë si Ismajli, Broja, apo Rey Manaj që ishin në dyshim. Nuk munguan as në këtë lista emra risi si Juljan Shehu apo Etnik Brruti. Sylvinho doli në konferencë për shtyp duke folur mbi listën e lojtarëve të grumbulluar dhe dy sfidat e para.
Mitaj-Ka një dëmtim në pupagji, u rikthye të luaj, por pasi sërish një shqetësim, me shumë mundësi do t’i nënshtrohet një ndërhyrje
Hysaj-Kam folur me lojtari, me shumë mundësi do të rikthehet në fushë pas pauzës së kombëtares
Daku-Edhe Daku ka një shqetësim në pupagji, si Mitaj, kemi vendosur që të qëndrojë, të rikuperohet
“Objektivi? Dëmtimet janë për ne dhe për ta, të gjithë, për fat të keq ndodhin. Kombëtarja është gjithmonë e hapur, mbërrijnë lojtarë të ndryshëm, kjo është puna. Kemi dy ndeshje shumë të vështira, shumë të ndryshme nga njëra-tjetra, duhet të punojmë shumë për të dyja. Sa i përket Anglisë, jam dakord është ndër më të fortat në botë, ka lojtarë shumë të fortë, tani ka një trajner shumë të madh, siç ishte Sauthgejt me dy finale europiane. Tani vjen një trajner tjetër i rëndësishëm, të pret një ekip më nivel të lartë. Ne duhet të punojmë shumë. Më shqetësojnë të dy ndeshjet, në aspektin e punës. Duhet të punojmë e përgatitim shumë mirë ndeshjet, se janë shumë të ndryshme, duhet të përgatitim lojtarët se janë shumë të ndryshëm në aspektin futbollistik.
Seferi? Kemi mbingarkesë në të majtën, kemi shumë alternativa. Seferi po bën te ne një rrugëtim shumë të mirë, është një lojtar shumë i mirë, ka zëmër, na jep gjithçka me zemër, hera e parë që mungon. Këto ndeshje do të thonë që nis një ëndërr e rëndësishme, me ëndrrën për të shkuar në Botëror. Unë e kam. Dhe duhet të bëjmë mirë të gjithë. Ky është një mesazh për të gjithë lojtarët, jo vetëm për të. Mund të vijë pyetje për Mehmetin, që sot nuk është, por nesër mund të jete, ka nevojë për të gjithë. Kombëtarja është e hapur, duhet të mendojmë në mënyrë strategjike sa i përket ndeshjeve. Majtas kemi Hoxhën, Muçin, Bajrami, Mehmeti, Seferi… Të gjithë mund të luajnë majtas dhe duhet, unë duhet të marr dy apo tre. Strategjikisht, sa i përket dy ndeshjeve, bëhen zgjedhje.
Jam dakort me 2 vite arrij të njoh lojtarët dhe mentalitetin por përtej kësaj punpojmë të përmirësojmë skuadrën, por te qëndrimi. Na ka ndodhur që kemi humbur ndeshja për shkak të përqëndrimit, përballja në Europian me Kroacinë, Spanjën dhe Italinë na ka dhënë një lloj eksperience, ne jemi një Kombëtare e vogël, por që jemi vazhdimisht në rritje, do të bëjmë ndryshime të tjera dhe në aspektin taktik dhe teknik.
Ismajli-Broja? Kemi 10 ditë që punojmë me të dy. Janë dy lojtarë që kanë qëndruar jashtë këtë periudhë. Ismajli dhe Broja janë të dy pjesë e ekipeve respektive këtë fundjavë, pra do të thotë se janë të gatshëm. Sigurisht ne do t’i shohim nga pranë, do të zhvillojmë seanca stërvitore. Të dy do t’i vlerësojmë me shumë qetësi kur të vijnë tek ne
Brruti? Duhet kuptuar pak puna, Unë jam përgjegjësi, jam unë trajneri, e pastaj janë Doriva, Pablo e Bulku. Pastaj kemi anën teknike me Bushin dhe drejtorin Pea. Jemi të gjithë përgjegjës për vlerësimin teknik të lojtarëve. Ne ndjekim shumë. Sa i përket Brrutit, ai është një lojtar që ne e ndjekim, jemi pas një lojtari që luan me të majtën. Muçollin kishim kohë që e ndiqnim dhe u dëmtua vazhdon të jetë përsëri. Uroj të rikuperohet se është djalë i mirë. Nëse kemi mbingarkesë në të majtën, në të djathtën kemi më pak, edhe në mesfushë. Vjen edhe Pajaziti, është një lojtar polivalent. Brruti është një lojtar me të majtën, që e kemi vlerësuar dhe meriton të vijë te ne dhe jam i bindur se mund të bëjë gjëra të rëndësishme. Na mungon edhe në mesfushë në të majtën. Është një djalë që do të vijë me qetësi, brenda grupit dhe e zhvillojmë. Në nivelin ku jemi, duhet të jetojmë me presionin. Një lojtar duhet shkojë e luajë në “Uembli”, jo vetëm ai, por edhe të tjerë. Shoh intervista trajnerësh që flasin për lojtarë të rëndësishëm dhe thonë që duhet të rriten, luajnë në “Kamp Nou”, “Santiago Bernabeu”, “Uembli”. Ne duhet të jetojmë me këtë situatë, por sa i përket punës si Kombëtare, ai ka mbështetjen tonë dhe për të folur e ecur përpara në kohën e tij.
Ofensiva? Janë kompeticione të ndryshme, nuk duhet të harrojmë që ka kundërshtarë përballë. Unë dua të sulmoj Spanjën, por nuk më lejon. Një skuadër tjetër të lejon më shumë. Ky komepticion që shkojmë është shumë i vështirë, por është një ëndërr e bukur. Ne jemi këtu për të punuar kohën e mjaftueshme për të marrë pikët. Duhet fitojmë, të bëjmë ndeshje perfekte. Një ndeshje perfekte, se rregulli është i ndryshëm, Vetëm një shkon direkt, Është një grup i vështirë, por jo i pamundur se e nisin të gjithë nga zero. Nga dita e parë them se nuk do të na mungojë kurrë shpirti, djersa e zemra. Nuk ka munguar, pastaj fitohet, barazohet e humbet, punohet të fitojmë më shumë. Por ajo që nuk duhet të negociojmë me askënd, është që në fushë shkohet me zemër, djersë, se përfaqësojmë një komb, kjo nuk duhet të mungojë kurrë”.
Po është e vërtetë Juljan po bën mirë, e prisja një pyetje për të. Është lojtar që jep centimetra, luan mirë, ka grintë është lojtar me eksperiencë. Dua të jap një spunto nga atë kemi marrë nga U21, ka pasur një lloj procesi, ka këmbë teknike të mirë. Përsa i përket skemës mund të bësh gjithçka por të mos humbasësh ekuilibrin e skuadrës. E keqja është që nuk kemi shumë kohë për të punuar, por patjetër kemi një plan B dhe C, por duhet ta shohim njëherë planin A, pasi kemi opsione, kemi rikthimin e Gjimshitit, por çdo gjë vlerësohet në ditët në vijim kur të vijnë të gjithë lojtarët. Është e gjitha në formë procesi, pas Hysaj, kemi Balliun dhe Hadrojn, por tani është transferuar në Ukrainë. Në të djathtë jemi ok, por mungesat i kemi në të majtën, është mungesa e Marios, por kemi Alijin tek i cili kemi besim, ka bërë 2 Europianë është mëngjarash dhe ka eksperiencë, Hadroj është i radhës që kemi në të djathtë, tha ai.