Kush gënjen dhe kush thotë të vërtetën për ngjarjen e Fan Nolit?
Ministri Ervin Hoxha shkruan sot si më poshtë:
“Por fatmirësisht në këtë rast, ngjarja është e regjistruar nga kamerat e sigurisë, të cilat tregojnë qartë bllofin e madh të politizimit apo tregëtimit mediatik të vdekjes”.
Por në një reagim të para dy ditëve në emisionin Opinion të Blendi Fevziut, Erjon Ismaili, Zv. Drejtori për hetimin e Krimeve në Drejtorinë e Policisë Tiranë, thotë se kamerat nuk e kanë kapur momentin e sherrit dhe të goditjeve me thikë. Pra krimi në vetvete nuk është i regjistruar. Kamerat kanë kapur njerëzit e përfshirë në sherr vetëm.
Kush gënjen në këtë rast? Zv Drejtori apo Ministri i Brendshëm?
P.S E dënoj gjuhën skandaloze që ministri iu drejtua mediave dhe gazetarëve sot.
Nuk është faji i medias, që një armë u gjet në vendngjarjen e Klodian Rashës, as kur Policia e Shtetit u përfshi në manipulimin e ngjarjes së Elbasanit, ku para zgjedhjeve të 2021-it, ish-drejtori Ardi Veliu, tha se asnjë material zgjedhor nuk u gjet në vendngjarje. E kunderta u vërtetua.
Prandaj Ministri të bëj transparencë për ngjarjen, sepse një i plagosur (jo media fillimisht), ka hedhur pretendimin se është goditur me thikë edhe nga dikush tjetër.