back to top
12.5 C
Tirana
E diel, 1 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetNga politika në drejtësi/ Dhjetë personazhet e vitit me më shumë ndikim...

Nga politika në drejtësi/ Dhjetë personazhet e vitit me më shumë ndikim në zhvillimet e vendit

Eduard Zaloshnja zhvillon një sondazh për personazhin e vitit me më shumë ndikim në zhvillimet politiko-institucionale. Sondazhi u krye gjatë fundjavës, duke e shpërndarë linkun e pyetësorit me SMS krejt të rastësishme në të 12 qarqet e vendit, (në mënyrë përpjestimore me popullsinë banuese të secilit qark).

Plot 1234 banorë të rritur (18 vjeç e sipër) e plotësuan pyetësorin. Kampioni u ripeshua statistikisht, për ta përfaqësuar popullsinë e rritur sa më mirë gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor ishte plus/minus 3% për kuotën më të lartë (Dumanin) dhe plus/minus 0.1% për kuotën më të ulët (Begaj).

Në tre vendet e para për personazhin e vitit me më shumë ndikim në zhvillimet politiko-institucionale u renditën Kreu i SPAK-ut Dumani, Kryeministri Rama dhe Kryetari i PD-së Berisha. Afërsisht, Dumani rezultoi me një kuotë sa dyfishi i Ramës, ndërsa Rama me një kuotë sa dyfishi i Berishës.

Me ekstrapolim të përafërt statistikor, mbi 1 milion banorë të rritur të vendit e konsiderojnë Altin Dumanin si personazhin e vitit me më shumë ndikim në zhvillimet politiko-institucionale, ndërsa Ramën gjysëm milion (shihni tabelën më poshtë)./   S,M

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat