back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetNga prokuror “problematik” në drejtues institucionesh/ Si u katapultua Shkëlqim Hajdari në...

Nga prokuror “problematik” në drejtues institucionesh/ Si u katapultua Shkëlqim Hajdari në PS

Emërimi i Shkëlqim Hajdarit si Prefekt i Qarkut Tiranës ngre sërish vëmendjen për rrugën e tij të karrierës dhe lidhjet me strukturat politike që kanë qeverisur Shqipërinë. Hajdari, një funksionar me mbi 35 vite përvojë në drejtësi, ka kaluar nga përplasje të forta me ish-Kryeprokurorin Adriatik Llalla deri në drejtimin e institucioneve kryesore nën qeverisjen e Partisë Socialiste.

Incidenti i vitit 2014 dhe tensionet me Llallën

Në vitin 2014, gjatë një Konference të Prokurorëve për zgjedhjen e anëtarit të Bordit të Shkollës së Magjistraturës, Hajdari u përfshi në një përplasje fizike dhe verbale, ku u përplas me Sekretaren e Shoqatës së Prokurorëve, Ida Metallia, dhe në momentin e ndërhyrjes së Adriatik Llallës pati konflikte të forta, që u raportuan gjerësisht në media.

Pas përplasjeve me atë kohë kryeprokurorin Adriatik Llalla, Hajdari u transferua si prokuror i thjeshtë në Shkodër dhe më vonë dha dorëheqjen nga detyra e prokurorit, duke argumentuar se mënyra e drejtimit në Prokurorinë e Përgjithshme pengonte ushtrimin normal të funksionit të tij.

Incidenti në drejtësi nuk e ndaloi karrierën e Hajdarit, përkundrazi, më pas ai u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, një post ky me influencë të madhe administrative.

Karriera “politike” nën  strehën  e PS-së

Posti i Kryeinspektorit i dha mundësinë Hajdarit të menaxhojë inspektorate të shumta dhe të ndërhyjë në zhvillime reformuese, ndërkohë që marrëdhëniet me strukturat e partisë dhe pushtetin qendror duket se kanë forcuar pozitën e tij.

Me këtë rrugëtim pas karrierës në drejtësi dhe administratë, Hajdari tani merr postin e Prefektit të Tiranës, duke përfaqësuar qeverinë qendrore në qarkun më të madh të vendit. Zyrtarë pranë qeverisë shprehen se emërimi i tij është i lidhur me eksperiencën e tij në drejtim dhe aftësinë për të koordinuar institucione dhe bashkitë./ E Vërteta.al (E.S)

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat