back to top
11.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaNga prokurorë në të pandehur/ SPAK zbërthen aferën e ryshfetit

Nga prokurorë në të pandehur/ SPAK zbërthen aferën e ryshfetit

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykatë kërkesën për kalimin e çështjes për gjykim ndaj dy ish-prokurorëve të Sarandës.

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho, akuzohet për korrupsion, ndërsa ish-prokurori tjetër, Çlirim Shahini, aktualisht avokat, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

SPAK nënvizon se dy ish-prokurorët dyshohen se u përfshinë në një aferë korrupsioni për zbutjen e masës së sigurimit ndaj shtetasit Pando Papuçi, i cili ishte shpallur në kërkim për ndërtim pa leje dhe që kishte shmangur drejtësinë për dy vite. Masat e sigurimit për Papuçin u ndryshuan brenda një ore nga gjyqtarja Edona Vajushi, pas ndërhyrjes së ish-prokurorëve, të cilët dyshohet se kërkuan ryshfet për këtë favor.

Sipas SPAK, Llaho ka marrë 30 mijë euro nga biznesmeni Vasil Bakalli, i cili sipas prokurorisë ka vepruar si sekser, ndërsa Shahini ka marrë 25 mijë euro për të kërkuar gjyqtarit masën “detyrim paraqitje”. Në total dyshohet se janë paguar 55 mijë euro për ndryshimin e masës së sigurimit.

Ndërsa Llaho dhe Shahini janë nën akuzë, gjyqtarja Vajushi nuk rezulton e përfshirë në hetime. Në akuzë është gjithashtu edhe biznesmeni Vasil Bakalli për rolin e tij në skemën e korrupsionit.

SPAK thekson se këto veprime, të dokumentuara nga organi i akuzës, provojnë ekzistencën e një skeme korrupsioni të organizuar, ku funksionarë të drejtësisë kërkonin përfitime monetare për favorizim në trajtimin e çështjeve penale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat