back to top
7.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaNga SHBA në Itali e deri në Shkodër/ I dënuarit me 25...

Nga SHBA në Itali e deri në Shkodër/ I dënuarit me 25 vite burg humbet pasurinë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër sekuestroi pasurinë e shtetatis L.M., nën hetim për veprën penale ‘Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se shtetasi L.M. (alias L.K. alias L.K alias L.M.) në bashkëpunim me shtetasen J.N., dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprës penale të sipërcituar.

Sipas provave të administruara, pasuria është blerë nga shtetasja J. N me fonde të dyshuara të ardhura nga veprimtari kriminale, të transferuara më parë nga shtetasi L.M. Po ashtu, kjo shtetase nuk rezulton të ketë burime të ligjshme të të ardhurave që të justifikojnë investimin.

Shtetasi L. M. është dënuar nga Gjykata e Distriktit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Distrikti Jugor i Neë York, për vepra penale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, ai ishte në kërkim nga Interpol Roma pasi me vendimin nr.71/05 1044/05R.G.C.A, datë 07.10.2005 të Gjykatës së Apelit të Salernos është dënuar me 25 vjet burg për veprat penale të “Organizatë kriminale, drogë, pengmarrje, heqje e paligjshme e lirisë dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e masës së sekuestros preventive, me qëllim parandalimin e tjetërsimit të pasurisë dhe ruajtjen e saj për konfiskim të mundshëm në përfundim të procesit penal ndaj pasurisë:

Apartament me sipërfaqe 103.4 m2, Shkodër.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat