back to top
12.5 C
Tirana
E diel, 29 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaNga video Meta‑Prifti te tenderat milionësh/ Si u bë Ermal Beqiri njeriu...

Nga video Meta‑Prifti te tenderat milionësh/ Si u bë Ermal Beqiri njeriu i skandaleve

Etleva Skonja

Emri i Ermal Beqirit është rikthyer në vëmendje të publikut dhe medias pas një serie ngjarjesh që lidhin rolin e tij si ekspert teknik në një çështje të njohur gjyqësore, me përfitime kontraktuale përmes kompanisë së tij “Soft & Solution” dhe hetime të nisura nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për tendera publikë në sektorin e teknologjisë së informacionit.

Roli në rastin “Meta‑Prifti” 

Historia e tij në sytë e publikut fillon jo si biznesmen, por si ekspert teknik dhe inxhinier elektronik. Beqiri është përmendur në media lidhur me rolin e tij si ekspert në procesin gjyqësor që bëri analizë të materialit audio‑video të quajtur “Meta‑Prifti”, i cili pretendonte të ekspozonte një skemë korrupsioni që lidhej me ish‑kryeministrin Ilir Meta dhe ish‑ministrin Dritan Prifti. Ai dhe një grup ekspertësh teknikë analizuan videot dhe arritën në përfundimin se materiali ishte i përpunuar dhe shkelte kontekstin origjinal, rezultat që ndikoi në vendimin e Gjykatës së Lartë.

Ky rol e bëri emër të njohur për publikun, pavarësisht se vetë ky proces daton disa vjet më parë dhe nuk lidhet me hetimet aktuale të SPAK.

Soft & Solution”, perandoria e tenderave dhe akuzat për abuzime

Në vitet e fundit, Beqiri është bërë një figurë kyçe në botën e prokurimeve publike në sektorin e teknologjisë, sidomos përmes kompanisë së tij “Soft & Solution” shpk. Kjo kompani është përmendur si një nga fitueset kryesore të tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), një institucion që menaxhon sisteme informatike për shumë institucione shtetërore.

Debati publik është përqendruar rreth mënyrës se si tenderët janë shpallur, anuluar dhe rishpallur, si dhe sugjerimeve se procedurat kanë qenë të parregullta, me garë të kufizuar dhe me skualifikime të konkurentëve seri duke çuar në një dominim praktikisht të plotë të kompanisë së Beqirit në disa projekte. Partia Demokratike ka kërkuar zyrtarisht hetim nga SPAK për procedurat e AKSHI‑t dhe përfituesit realë të fondit publik.

Në një rast të fundit, një procedurë e hapur për mirëmbajtjen e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile u rishpall dhe shpalli fitues Soft & Solution shpk, edhe pse oferta më e ulët ishte paraqitur nga një kompani tjetër, një zhvillim që ngriti dyshime mbi transparencën e procesit.

Kujtojmë se me shoqërinë informatike “Soft & Solution”, Beqiri fitoi tenderin prej 1.4 milionë eurosh për furnizimin e 300 byzylykëve elektronikë, të shpallur nga Ministria e Drejtësisë gjatë drejtimit të Ylli Manjanit.

Hetimet e SPAK – BKH, pyetje dhe bashkim dosjesh

SPAK ka zhvilluar hetime të zgjeruara lidhur me tenderat e AKSHI‑t, duke rishikuar dokumentacionin e dhjetëra procedurave prokurimi me vlerë miliona euro. Kompania e Beqirit është pjesë e këtyre hetimeve, së bashku me zyrtarë të AKSHI‑t dhe drejtoreshën e institucionit, Mirlinda Karçanaj.

Oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë ushtruar kontrolle në ambientet e “Soft & Solution”. Beqiri është thirrur dhe është marrë në pyetje disa herë nga SPAK, përfshirë bashkimin e dy dosjeve hetimore që lidhen me tenderat që pretendohet të jenë të dyshimta.

SPAK ka shqyrtuar dokumente, transaksione dhe bilance financiare të kompanive të përfshira, duke analizuar nëse procedurat kanë qenë të manipuluara apo jo.

SPAK ka vendosur masën “arrest me burg” për Beqirin, por ai ka rezultuar i arratisur.

“Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në burg”, ndaj shtetasit nën hetim, E.B., e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për kryerjen e veprave penale; “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal. (pa ekzekutuar)”, thuhet në njoftimin e SPAK-ut.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat