back to top
24.5 C
Tirana
E martë, 8 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetRama paralajmëron ‘shkundje’ të administratës vendore/ Kush e ka radhën pas Vlorës...

Rama paralajmëron ‘shkundje’ të administratës vendore/ Kush e ka radhën pas Vlorës dhe Shkodrës?

Gjatë një takimi në qytetin e Vlorës, kryeministri Edi Rama zhvilloi një debat me një gazetar në lidhje me largimet e drejtorëve të bashkisë, duke mohuar çdo përpjekje për të cënuar institucionin vendor. Rama theksoi se nuk është Bashkia ajo që është cenuar, por vetë qytetarët e Vlorës që, sipas tij, janë lënë pas dore dhe të nëpërkëmbur për vite me radhë.

“Ti ke hall se u nëpërkëmb institucioni i bashkisë, kurse unë kam hall që institucioni i bashkisë nëpërkëmb gjithë Vlorën çdo ditë,” – tha ai, duke shtuar se indiferenca dhe tangërllëku i drejtuesve vendorë ka sjellë një boshllëk të madh në shërbimet ndaj qytetarëve.

Kreu i qeverisë e cilësoi ndërhyrjen në bashki si hapin e parë të një transformimi të gjerë, që do të përfshijë edhe qytete të tjera si Fier, Durrës, Shkodër e Elbasan. “Gjithmonë ka një moment kur akumulimi sjell nevojën për ndërhyrje,” – theksoi ai, duke lënë të kuptohet se ndryshimet në administratat lokale nuk do të ndalen.

I pyetur për kalimet e anëtarëve të Partisë Demokratike drejt Partisë Socialiste në nivel lokal, Rama i quajti ato një rritje të interesit nga demokratët për t’iu bashkuar PS-së, dhe jo një përpjekje për goditje politike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat