back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaNgacmim seksual në shkollë/ Prokuroria e Korçës përfundon hetimet

Ngacmim seksual në shkollë/ Prokuroria e Korçës përfundon hetimet

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasin B.D., i akuzuar për ngacmim seksual ndaj të miturave, parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal.

Ngjarja ka ndodhur në nëntor 2024, kur prindërit e dy nxënëseve, të identifikuara me inicialet I.B. dhe A.K., denoncuan në polici mesazhe me përmbajtje seksuale të dërguara nga mësuesi përmes aplikacionit WhatsApp. Vajzat deklaruan se komunikimet kishin karakter ngacmues dhe cenonin dinjitetin e tyre.

Prokuroria administron prova të shumta, përfshirë shqyrtimin e telefonave celularë të të miturave dhe të pandehurit, ekspertiza të bisedave, si dhe deklarimet e vajzave të marrë në prani të psikologëve dhe përfaqësuesve ligjorë. Raportet psikologjike treguan se ngjarja ka shkaktuar ankth dhe stres të theksuar tek të miturat, duke kërkuar mbështetje të specializuar terapeutike.

Në përfundim, Prokuroria thekson se rasti përmbush të gjithë elementët e veprës penale të ngacmimit seksual ndaj fëmijëve, një krim me rrezikshmëri të lartë shoqërore sipas ligjit shqiptar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat