back to top
22.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosovaNgërçi politik në Kosovë, Kurti fajëson opozitën

Ngërçi politik në Kosovë, Kurti fajëson opozitën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka fajësuar deputetët e partive që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë për ngërçin rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke i quajtur “deputetë nomadikë” që nuk duan të kenë “shtëpinë” e tyre.

“Në këtë frymë, më lejoni që deputetët opozitarë, të cilët nuk po duan që Kosova të ketë Kuvend, pra që ata të kenë shtëpi, t’i quaj deputetë nomadikë. Sepse nomadët janë ata të cilët nuk dëshirojnë të kenë shtëpi”, ka deklaruar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Mund të dëshirosh të kesh shtëpi dhe të mos kesh shtëpi e të jesh refugjat, ta zëmë. Por ata të cilët nuk duan të kenë shtëpi janë nomadë. Prandaj këta janë deputetë nomadikë, të cilët nuk dëshirojnë të kenë shtëpi të tyre, sepse shtëpia – Parlamenti i Republikës – është shtëpia e deputetëve, sidomos opozitarëve”, ka shtuar Kurti.

Këtë deklaratë Kurti e ka bërë pak para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës sot, e cila dështoi për herë të 34-t. E derisa Kurti insiston në emrin e deputetes Albulena Haxhiu, për pozicionin e kryeparlamentares, partitë tjera kanë bërë thirrje për marrëveshje politike për zgjidhjen e ngërçit të tejzgjatur institucional.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat