back to top
21.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetNgjela: Nëse Berisha largohet, PD mund të vijë në pushtet brenda 4...

Ngjela: Nëse Berisha largohet, PD mund të vijë në pushtet brenda 4 muajsh

Avokati dhe analisti Spartak Ngjela ka deklaruar se Partia Demokratike mund të rikthehet në pushtet për vetëm katër muaj nëse Sali Berisha largohet nga drejtimi i saj.

“Berisha vijon të mos i njohë zgjedhjet, edhe pse i ka humbur thellë zgjedhjet e majit. Ai është edhe nongrata në SHBA për shkak të korrupsionit me pjesëtarët e familjes së tij. Ndërkohë, demokratët heshtin,” shkruan Ngjela.

Ai thekson se betejat e Berishës për manipulim të votave janë të pabazuara dhe i cilëson si komedi: “Saliu e di që zgjedhjet nuk i janë manipuluar në maj, por nuk jep dorëheqje. Krerët e PD-së nuk po e shfrytëzojnë mundësinë për ta larguar dhe për të krijuar një PD që fiton zgjedhjet.”

Ngjela shton se në rast të largimit të Berishës sipas procedurave statutore, Partia Demokratike mund të rrëzojë Edi Ramën dhe Partinë Socialiste brenda katër muajve, duke rikthyer opozitën në pushtet.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat