back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetNikollë Lesi: PD humbi shansin historik, u tall me demokratët

Nikollë Lesi: PD humbi shansin historik, u tall me demokratët

Botuesi dhe ish-deputeti Nikollë Lesi ka komentuar mënyrën se si opozita reagoi ndaj prezantimit të programit të qeverisë së re. Sipas tij, Partia Demokratike veproi gabim kur ndërhyri gjatë fjalës së kryeministrit Edi Rama dhe më pas tentoi shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

“Nuk ka ndodhur që kur kryeministri prezanton programin e qeverisë së re, të kundërshtohet në këtë mënyrë siç bëri opozita. Unë kam qenë deputet dhe kur fliste Sali Berisha kur ishte kryeministër, nuk pipëtinte as opozita. Ka pasur debate, ironi, por kategorikisht nuk ndërhyej. Opozita gaboi,” tha Lesi në Euronews Albania.

Ai shtoi se kishte pritshmëri të tjera nga mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, sidomos pas fjalës së Berishës. Sipas tij, duhej një vendim i madh për të nisur një protestë masive kundër qeverisë.

“Pritej një vendim i madh, por në vend të kësaj, doli një kërkesë për shkarkimin e Peleshit dhe përsëritjen e seancës,” theksoi Lesi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat