back to top
5.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetNis protesta e PD-së/ Berisha në krye të tubimit

Nis protesta e PD-së/ Berisha në krye të tubimit

Ka nisur rreth 20 minuta më vonë se orari i lajmëruar protesta e Partisë Demokratike para Kryeministrisë. Mbështetësit e opozitës janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë nisur thirrjet kundër qeverisë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu bashkua protestës duke ecur në këmbë nga selia e PD-së, i shoqëruar nga nënkryetarët Flamur Noka dhe Oerd Bylykbashi. Ai u prit me ovacione dhe thirrje “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do” nga simpatizantët e pranishëm.

Për mbarëvajtjen e protestës janë angazhuar rreth 1400 forca policie. Ndërkohë, policia ka njoftuar se protesta është paralajmëruar vetëm me orarin e nisjes, në orën 18:00, ndërsa nuk dihet se sa do të zgjasë.

Si pasojë e tubimit, autoritetet kanë vendosur kufizime të qarkullimit dhe parkimit në disa akse kryesore të Tiranës. Që prej orës 14:00, parkimi është ndaluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Nënë Tereza”, rrugën “Ismail Qemali”, rrugën “Papa Gjon Pali II”, bulevardin “Zhan D’Ark” dhe bulevardin “Bajram Curri”. Gjithashtu, është bllokuar qarkullimi i automjeteve në disa prej këtyre akseve.

Më herët, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka këshilluar personelin e saj të shmangë zonën e protestës, duke paralajmëruar për prani të shtuar policore dhe ndërprerje të mundshme të qarkullimit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat