back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetBotaNisin bisedimet në Romë me SHBA-në/ Irani kërkon ndihmën e Rusisë

Nisin bisedimet në Romë me SHBA-në/ Irani kërkon ndihmën e Rusisë

Ministri i Jashtëm Iranian Abbas Araqchi, insiston që Moska të luajë rol në negociatat vendimtare për fatin e projekteve atomike të Teheranit, pasi shprehu dyshime për qëllimet e Shteteve të Bashkuara në prag të rundin të dytë të bisedimeve.

Pas një bisede që pati me shefin e diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, Araqchi tha se ende beson është e mundur të arrihet një marrëveshje.

“Edhe pse kemi dyshime serioze për qëllimet dhe motivet e palës amerikane, ne do të marrim pjesë në negociatat e nesërme. Nëse ka një gatishmëri të ngjashme nga pala tjetër, dhe ata heqin dorë nga kërkesat e paarsyeshme dhe jorealiste, besoj se është e mundur të arrihet një marrëveshje”, shtoi ministri.

Diplomati iranian është takuar në Romë me të dërguarin e posaçëm të Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, për raundin e dytë të bisedimeve mbi programet bërthamore të Iranit.

Raundi i parë, i mbajtur në Oman javën e kaluar ishte i nivelit më të lartë të bisedimeve mes Teheranit dhe Uashingtonit që kur presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga një marrëveshje historike bërthamore në vitin 2018.

Vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, e kanë akuzuar prej kohësh Iranin se po bën përpjekje për të ndërtuar armë bërthamore.

Teherani i ka mohuar vazhdimisht këto akuza, duke këmbëngulur se përpjekjet e tij kanë qëllime paqësore, si prodhimi i energjisë elektrike.

Inspektorët ndërkombëtarë thonë se Teherani ka arritur të pasurojë rezervat e tij të uraniumit deri në 60%, shumë afër pragut ku uraniumi konsiderohet si i përshtatshëm për të ndërtuar armë bërthamore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat