back to top
15.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetNjë hap drejt fjalës së lirë/ Rama njofton vendimin për gazetarët

Një hap drejt fjalës së lirë/ Rama njofton vendimin për gazetarët

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria planifikon të përjashtojë gazetarët nga ligji për shpifjen, duke e cilësuar këtë vendim si një hap të rëndësishëm në drejtim të lirisë së fjalës dhe medias.

Gjatë një deklarate publike, kreu i qeverisë u shpreh se qeveria ka marrë angazhimin për të dekriminalizuar shpifjen për gazetarët, edhe pse sipas tij, në praktikë nuk ka pasur raste kur gazetarët të jenë goditur nga padi për shpifje.

“Kemi marrë angazhim që të dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët. Nuk ka gazetarë që janë goditur nga paditë për shpifje në fakt, por do ta bëjmë edhe këtë hap që shkon në drejtim të lirisë së fjalës. Dua të theksoj se nuk jemi thjesht në kushtet që shprehim vullnet,” u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se qeveria synon të shoqërojë deklaratat me veprime konkrete, duke nënvizuar se kjo nismë është pjesë e një pakete më të gjerë reformash që lidhen me forcimin e standardeve demokratike dhe mbrojtjen e fjalës së lirë në vend.

Deklarata e Ramës vjen në një kohë kur çështja e lirisë së medias dhe raporti i gazetarëve me sistemin e drejtësisë ka qenë shpesh në qendër të debatit publik, si brenda vendit ashtu edhe në raportet ndërkombëtare mbi gjendjen e medias në Shqipëri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat