back to top
7.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaKorrupsioni zgjedhor/ Një kryebashkiak i pandehur dhe një tjetër nën hetim

Korrupsioni zgjedhor/ Një kryebashkiak i pandehur dhe një tjetër nën hetim

Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, deklaroi se struktura që ai drejton ka punuar me të gjitha kapacitetet për të hetuar krimet zgjedhore të ndodhura gjatë procesit zgjedhor të vitit 2025.

“Për zgjedhjet e vitit 2025, aktualisht kemi një kryetar bashkie të pandehur për korrupsion aktiv. Ky është një rast ku kemi parë korrupsion masiv. Kemi gjithashtu nën hetim një tjetër kryebashkiak për të njëjtën vepër penale, po gjatë procesit zgjedhor. Për këto zgjedhje, kemi 38 procedime penale që janë ende në ndjekje,” tha Dumani.

Ai shtoi se SPAK ka ndërmarrë veprime konkrete në kohë reale.

“Kemi arrestuar disa persona. Ne kemi verifikuar çdo pretendim që është bërë gjatë zgjedhjeve. Në momentin që kemi marrë një sinjalizim kemi dërguar hetues dhe prokurorë në mes të natës. Rezultatet janë aty, kemi ndjekur çdo rast që është denoncuar”, tha ia

Dumani reagoi edhe ndaj kritikave të deputetëve të opozitës, duke sqaruar kufizimet e burimeve njerëzore të SPAK:

“Patjetër që ka vend për të bërë më shumë, por duhet të kuptojmë se jemi vetëm 20 prokurorë. Ne nuk jemi as Policia e Shtetit, as Tatimet, as Doganat. Jemi vetëm 20 prokurorë dhe kemi bërë maksimumin. Unë do doja të mos kishim asnjë rast. Jam seriozisht i shqetësuar për blerjen e votës  nuk e them sa për të thënë. Jam i shqetësuar si qytetar, para se të jem prokuror.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat