back to top
8.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetNjë muaj nga vrasja e Martin Canit/ Rikthehen protestat nga Fan Noli...

Një muaj nga vrasja e Martin Canit/ Rikthehen protestat nga Fan Noli te Ministria e Arsimit

Protestat për Martin Canin dhe për sigurinë në shkolla do të rikthehen sërish.

Më datë 18 dhejtor në orën 13.00 do të nisë marshimi nga shkolla “Fan Noli”, deri tek Ministria e Arsimit.

Kjo protest mbahet në një mujorin e ngjarjes tragjike, ku Martin Canit iu mor jeta, vetëm pak metra larg shkollës “Fan Noli”.

“Të nderuar prindër dhe qytetarë, me 18 Dhjetor ora 13:00 do të mblidhemi te shkolla “Fan Noli” për të marshuar drejt Ministrisë së Arsimit.

Pikërisht një muaj më parë, kur Martinit ju mor padrejtësisht jeta!

Duhet të jemi bashkë për sigurinë e fëmijëve tanë.

Nuk duhet të humbasim asnjë çast, jemi vonë”, njofton grupimi “Prindërit për Arsim Cilësor” në rrjete sociale.

Së fundmi babai i Martin Canit, ka dëshmuar në Prokurori, ku ka thënë se nuk është njoftuar nga shkolla për problemin që ka pasur fëmija i tij.

Ai është pyetur nëse ka pasuri dijeni për ngjarjen e rëndë dhe me kë shoqërohej djali i tij dhe i kanë kthyer sendet personale të viktimës, çantën e shpinës dhe disa rroba që i janë gjetur gjetur në vendngjarje, të cilat u sekuestruan në vendin e ngjarjes nga oficerët e policisë.

Cani gjithashtu është pyetur nëse kanë shkuar për ngushëllim familjarët e autorit apo nëse kanë dërguar njerëz, dhe ai ka thënë se nuk ka shkuar njeri.

Autori Mario Përlleshi ndodhet nën masën “Arrest në burg”, në pritje të vendimit të Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm, Tiranë pasi e ka kundërshtuar vendimin e Shkallës së Parë me pretendimin se ngjarjen e ka kryer në kushtet e vetëmbrojtjes.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat