Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj Jovan Vicentijevic, i dyshuar për sulmin e 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.
Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.