back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaNjë në dy shqiptarë ka një automjet/ Mbi 1 milion mjete në...

Një në dy shqiptarë ka një automjet/ Mbi 1 milion mjete në rrugët e Shqipërisë

Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT-it, në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete, duke reflektuar faktin se një në dy shqiptarë ka në pronësi një automjet.

Autoveturat dominojnë tregun e mjeteve me 81% të totalit, ndërsa mjetet për transport të përzier dhe motorët përbëjnë nga 5.9% secili.

Vetëm gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, janë regjistruar për herë të parë 27 mijë mjete të reja, prej të cilave 81% ishin autovetura.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri total i mjeteve në qarkullim është rritur me 9.6%, një rritje kjo që ka shkaktuar vështirësi në lëvizje dhe fluks të shtuar trafiku në zonat urbane.

Ndërsa infrastruktura rrugore nuk ka pësuar ndryshime të mëdha, numri i makinave për përdorim personal po shtohet ndjeshëm, duke shkaktuar presion në rrugë.

Nga mbi 1 milion automjete në Shqipëri, rreth 35% i përkasin qarkut të Tiranës, i cili vazhdon të jetë epiqendra e trafikut dhe qarkullimit të mjeteve. Pas Tiranës, qarku i Durrësit zë pjesën më të madhe me 13.6% të automjeteve në total.

Në fund të listës janë qarqet e Gjirokastrës dhe Kukësit, ku numri i mjeteve është më i ulët, përkatësisht 2.1% dhe 2.4%.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat