back to top
1.5 C
Tirana
E premte, 13 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetNjë prokuror i kërkoi Suel Çelës 100 mijë euro/ Berisha: Kam prova,...

Një prokuror i kërkoi Suel Çelës 100 mijë euro/ Berisha: Kam prova, zotëroj mesazhet

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u shpreh në emisionin “Open” në News24 se SPAK është një organizatë kriminale dhe këtë do ua provonte edhe amerikanëve.

Berisha tha se “nëse lexoj dokumentin dhe x prokuror i shkruan Suel Çelës dhe i thotë dua 100 mijë euro për të kryer këtë veprim, dhe një Suel tjetër i thotë jo 100 po 70, atëherë çfarë është kjo? Unë do i bëj publike këto, janë organizatë kriminale që vepron kundër interesave të kombit dhe qytetarëve të vendit tim”.

“Taulanti i thotë Vatë Stakës, është në KLP ky, dhe i kërkon të lirojë dy personat që ishin në atentatin ndaj Lulzim Kullës në Shkodër, dhe Vata shkon dhe i liron, çfarë është kjo?

Ata menduan se mund të shantazhonin Sali Berishën. Më dërguan mesazhe, menduan se do të blinin heshtjen time, por kurrë nuk do e blinin dot”, tha Berisha.

Kreu i PD-së tha se Altin Dumani iu kontrollon telefonat gjykatësve, iu merr edhe mesazhet erotike, dhe ua përdor.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat