back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetNoka nga Kavaja: PD në një ringritje të pandalshme drejt pushtetit për...

Noka nga Kavaja: PD në një ringritje të pandalshme drejt pushtetit për të gjunjëzuar Edi Ramën dhe regjimin e tij

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka i shoqëruar nga Drejtuesi Politik i Tiranës, Belind Këlliçi dhe Koordinatori Rajonal, Klevis Balliu prezantuan në qytetin e Kavajës, drejtuesin politik për Kavajën dhe Rrogozhinën, Fisnik Qosja.

Gjatë takimit të zhvilluar në ambientet pranë Kinemasë në qytetin e Kavajës, Noka përshëndeti anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike në Kavajë, si dhe drejtuesit e saj, për përkushtimin e tyre gjatë viteve.

Sekretari i Përgjithshëm në PD, Flamur Noka theksoi rëndësinë e qytetit të Kavajës si simbol i mbështetjes së fuqishme. Noka shprehu mirënjohje për mbështetjen e tyre dhe e vijoi fjalën e tij për situatën aktuale politike dhe ekonomike në Shqipëri, duke kritikuar ashpër qeverisjen e Edi Ramës dhe lidhjet e tij me elementë të korruptuar.

Noka theksoi se PD është në fazën e ringritjes së saj dhe ka për qëllim të sjellë ndryshim përmes bashkimit dhe përfshirjes së qytetarëve në angazhimet politike. Ai foli mbi sfidat e kaluara dhe përgatitjen për zgjedhje të lira, si dhe për formimin e një qeverie teknike.

Sipas Nokës, PD angazhohet të prijë popullin për të sjellë stabilitet dhe mirëqenie, duke ndjekur rrugën e bashkëpunimit me qytetarët dhe të vendosë legjislacione më të drejta ekonomike.

Në përfundim të fjalës së tij, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka dha mesazhin për një thirrje për veprim të bashkuar, për t’i kthyer Shqipërisë shpresën dhe drejtimin e dëshiruar për një të ardhme më të mirë.

Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm në PD, Flamur Noka:

I nderuar z.kryetar i PD dega Kavajë, Hysen Kadiu. I nderuar z.kryetar i Bashkissë Kavajë, Fisnik Qosja. I nderuar z.Këlliçi, Drejtues Politik i Tiranës, i nderuar z.Balliu, Koordinator Rajonal i Tiranës. Të nderuar zonja, zotërinj, motra dhe vëllezër demokrate e demokratë të Kavajës, mirëmbrëma dhe mirëse ju gjetëm!

Dua t’ju sjell përshëndetjet e përzemërta për qytetin e zemrës së Sali Berishës, dhe për qytetarët e përzemërt të tij, Kavajën dhe kavajasit.

Dua t’ju sjell këto përshëndetje nga Kryetari i PD, lideri historik i yni, Sali Berisha.

Më porositi t’ju përcjell konsideratën e jashtëzakonshme dhe dashurinë e pafundme për demokratët dhe demokratet e Kavajës, për qendrestarët e Kavajës, për popullin e Kavajës, të cilin ai nuk e ndan dot nga zemra e tij. Jeni ju që i keni dhënë mirëbesim Sali Berishës dhe PD për 33 vite rresht. Ndaj mirënjohja e tij për ju është e madhe dhe e kam unë nder dhe kënaqësi ta përcjell përpara jush dhe përpara të gjithë popullit të Kavajës.

Ne jemi sot në këtë aktiv për të prezantuar drejtuesin politik të Kavajës dhe Rrogozhinës. Në fakt, e vërteta është që Kavaja e ka përcaktuar vetë drejtuesin e saj politik, sepse ju e keni zgjedhur me votën tuaj, dhe Sali Berisha dhe PD nuk kanë bërë asgjë tjetër, vetëm kanë përkthyer vullnetin tuaj në letrat zyrtare tona duke ua sjellë të konfirmuar si drejtues politik djalin tuaj, të parin e bashkisë suaj, të barabartin mes të barabartëve, Fisnikun, që edhe emrin e ka ashtu siç është vetë, pra, Fisnik Qosen, drejtues politik.

Ne jemi në momente ku situata është bërë e vështirë, qoftë në aspektin ekonomik, qoftë edhe në aspektin politik. Kemi një regjim që për asnjë moment as ka menduar dhe nuk mendon për qytetarët e vendit e vetë.

Kemi një regjim që nuk ka qeverisur asnjë moment shqiptarët. Kemi një regjim që e ka shpopulluar këtë vend dhe që projekton, jo pushtet në nëpërmjet votës, por pushtet nëpërmjet dhunës, pushtet nëpërmjet vjedhjes dhe blerjes.

Situata është e rëndë në të gjitha aspektet. Jemi në një situatë sot që vendi po zihet. Jemi në një moment sot që qytetarët po zgjohen, dhe është detyrë e jona, detyrë e PD dhe demokratëve të ecim dhe t’i prijmë këtij zgjimi qytetar që të bëjmë të mundur ndryshimin që të gjithë e presim dhe të gjithë të kontribojmë për të.

Jemi sot në një moment politik shumë të rëndësishëm për ne.

Kemi kaluar kalvar dhimbjesh dhe vuajtjesh, sepse i pashpirti, shpirtkazma, Edi Rama, me mbështetjen e Xhorxh Soros kërkonte që të zhbënte opozitën dhe pastaj të zhbënte Shqipërinë.

Ne sot, jemi në një pozitë krejt tjetër, jemi në një pozitë shumë më të fortë. Ne jemi në një ringritje të pandalshme drejt pushtetit për të gjunjëzuar Edi Ramën dhe regjimin e tij dhe për t’i dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe qeveri teknike.
Sot, Edi Rama po i humb aleatët një e nga një. I vetmi aleat që i ka ngelur sot Edi Ramës është Dumani. Por edhe Dumani do çmontohet, edhe skapistët do çmontohen, sepse nuk janë funksionojnë mbi ligjin dhe bazën e ligjit. Ata janë një organizatë kriminale që ka patur synim rrënimin dhe shkatërrimin e opozitës.

Kur vjedh Erion Veliaj dhe Edi Rama, Dumani dhe Skapi i quan krime intelektuale dhe të pahetueshme. Ndërsa, për të burgosur liderin e opozitës pa prova, pa fakte dhe pa asnjë argument ka guxim Dumani, për të arrestuar ish-presidentin, ish-kryeministrin e vendit, ish-kryetarine Kuvendit si terrorist.

Ka guxim Dumani, sepse këto nuk duan shumë intelektualizëm, ndërsa hetimi i hajdutërisë dhe babëzisë së regjimit do intelektualizëm për Dumanin.

Çdo ditë që ne humbim kot pa kontaktuar qytetarët, pa bashkëbiseduar me to, çdo orë që ne e çojmë dëm, është orë plus për pushtetin e narkobanditit, Edi Rama.

Asgjë sot më të rëndësishme nuk ka opozita dhe PD se sa çimentimi i këtij raporti, PD-QYTETAR.

Ky është i vetmi shans që ne kemi për të ecur drejt qëllimit tonë, drejt qeverisë teknike dhe drejt pushtetit për Shqipërinë dhe për shqiptarët.

Njerëzve ne duhet t’ju prijmë, sepse nuk duhet të pranojnë që Shqipëria të jetë vendi i vetëm në Europë që nuk ka të sanksionuar me ligj minimumin jetik. Sepse minimumi jetik po të përcaktohej, po të përcaktohet rroga bazë, etj., ulet shansi i vjedhjes së Edi Ramës, i rritet detyrimi ndaj qytetarëve.

Jemi vetëm në një rrugë. Rruga jonë është: Të ecim me qytetarët, në krah të qytetarëve për të konsoliduar forcën tonë politike dhe për të mundësuar pastaj pushtetin siç e meritojnë shqiptarët.

Unë jam i bindur që PD, siç i ka realizuar të gjitha objektivat e saj edhe këtë radhë do t’i realizojë këto objektiva. Qeverinë teknike dhe fitoren e zgjedhjeve për t’i dhënë Shqipërisë shpresën dhe të ardhmen që meriton.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat