back to top
28.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetNoka: Sokol Bizhga vjen këtu të drejtojë falangat e krimit/ Akuza policisë...

Noka: Sokol Bizhga vjen këtu të drejtojë falangat e krimit/ Akuza policisë për kërcënim

Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka deklaruar se kanë nisur kërcënimet ndaj opozitës, sapo ka nisur protesta

“Asgjë më shumë se sa po përmbushim misionin e opozitës.
Banditët me uniformë, të rekrutuar nga rilindja, kërkojnë të kërcënojnë opoiztën.
Sokol Bizhga, njeriu që nxori në pritë Gjergj Mehmetin në vitin 1997 dhe u vra nga bandat, është shpërblyer për urrejtjen e tij ndaj PD dhe vjen këtu të drejtojë falangat e krimit.
I bëj thirrje nipit të Enver Hoxhës dhe nipit të Spiro Kolekës, Edi Rama, hiqni falangat e krimit nga policia dhe largoni duart nga qytetarët.
Duart do t’ju djegin ju.
Ky është një mesazh që u përcjell nga ky vend ku po ushtrojmë mosbindjen civile.
Askush nuk e ndalon dot mosbindjen civile të opozitës.
Unë e kuptoj se janë në panik, janë të tmerruar, prandaj po ndërhyjnë sepse vala e revoltës qytetare do mbërrijë në Surrel”. shprehet Noka.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat