back to top
13.5 C
Tirana
E hënë, 9 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësia“Nuk dua të paraqitem”/ Veliaj tenton të zvarrisë gjyqin

“Nuk dua të paraqitem”/ Veliaj tenton të zvarrisë gjyqin

Gjykata e Posaçme ka vendosur të shtyjë për më 24 mars seancën ndaj kryetarit të Bashkia Tiranë, Erion Veliaj, pas kërkesës së mbrojtjes së tij për t’u njohur me aktet e dosjes.

Sipas aktgjykimeve për seancën paraprake, Veliaj ka kërkuar që të gjitha dokumentet të vihen në dispozicion të tij përmes oficereve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke siguruar që mbrojtja të mund të përgatitet në mënyrë efektive, ndërsa ai ndodhet në paraburgim.

Avokatja e kryebashkiakut, Valentina Teodoresku, deklaroi se Veliaj nuk ishte prezent në seancë dhe dorëzoi një deklaratë nga paraburgimi i Durrësit ku ai shprehej: “Nuk dua të paraqitem në seancë”.

Teodoresku shtoi se klienti i saj nuk ka pasur mundësi të mbrohet efektivisht gjatë seancës paraprake, duke theksuar:
“E kam takuar klientin tim, jepini të gjitha aktet, vërjani në dispozicion, ne s’patëm mundësi të mbrohemi në seancë paraprake.”

Gjykata ka vendosur gjithashtu që kërkesa e Veliaj për përjashtimin e gjyqtares së seancës paraprake, Etleva Deda, të rrëzohet, duke lënë të pakontestuar drejtësinë e procesit nga ana e saj.

Seanca e radhës është caktuar më 24 mars, ku pritet të vazhdojnë diskutimet mbi aktet dhe procedurat paraprake, ndërsa Veliaj dhe mbrojtja e tij do të kenë mundësi të shqyrtojnë çdo dokument të dosjes për të përgatitur mbrojtjen e plotë për gjykimin.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat