back to top
11.5 C
Tirana
E hënë, 27 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësia“Nuk duhej të ndodhte”/ Çela godet vendimin për arrestimin e avokatit Barjami

“Nuk duhej të ndodhte”/ Çela godet vendimin për arrestimin e avokatit Barjami

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, komentoi sot rastin e arrestimit të avokatit Ulian Barjami, pas përplasjes në sallën e gjyqit me prokurorin Gjergji Ceka, i cili pretendoi se u kërcënua nga Barjami.

Çela e cilësoi këtë incident si një produkt të funksionimit të prokurorëve të rinj në profesion, duke theksuar se prurjet e reja nuk kanë përvojën e duhur për të thelluar hetimet dhe për të marrë vendime të drejta.

“Kemi sot probleme në mënyrën sesi realizohen funksionet e tyre nga prokurorët e rinj. Rasti në fjalë mund të jetë reflektim i atij shqetësimi të parashtruar. Është e papranueshme që të kalojmë nga salla e gjyqit në ndërmarrjen e masave ekstreme. Masa e arrestit duhet të jetë e fundit dhe nuk mund të jepet pa një vlerësim të kujdesshëm,” deklaroi Çela.

Ai shtoi se të gjithë prokurorëve u është kërkuar të kryejnë analizë të detajuar të rastit para se të lëshojnë masa sigurie si “arrest me burg”:

“Ka plot mënyra sesi të shkohet deri në fund të hetimeve. Rasti në fjalë nuk duhet të ndodhte, por masa e arrestit është ekstreme dhe e pajustifikueshme. Nuk di të ketë pasur rast tjetër të ngjashëm. Mesa jam informuar, ILD po kryen verifikime dhe do të dalin elementët e përgjegjësisë nga prokurorët e përfshirë,” tha Çela.

Deklarata e tij vjen pas shqetësimeve të ngritura më herët edhe në Komisionin e Ligjeve, ku Çela kishte theksuar nevojën për përmirësimin e aftësive profesionale të prokurorëve të rinj dhe për një qasje më të kujdesshme ndaj masave të sigurisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat