back to top
28.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuSporti"Nuk duhet të flasim shumë, kemi folur mjaft deri tani”/ Trajneri i...

“Nuk duhet të flasim shumë, kemi folur mjaft deri tani”/ Trajneri i Milanit: Fitorja më e rëndësishme nuk ka ardhur ende

Milani ka marrë një fitore bindëse kundër Udinezes. Kuqezinjtë kanë fituar me shifrat 0-4 në transfertë, duke dhënë sinjale pozitive për garën për Kupat e Europës.

Megjithatë Serxho Konseisao është përpjekur ta shmangë temën e kualifikimit për në Europë.

Trajneri portugez ka deklaruar pas ndeshjes se nuk duhet të flasin shumë për objektivat, por duhet të pënojnë për t’i arritur ato.

“A besojmë te Europa? Le të mendojmë për të punuar. Nuk duhet të flasim shumë. Kemi folur shumë deri më tani.

Ato çfarë kanë rëndësi janë rezultatet. Duhet të përqendrohemi vetëm te ndeshjet. Fitorja më e rëndësishme nuk ka ardhur ende”, ka deklaruar Serxho Konseisao.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat