Evi Kokalari
Jo Anila Basha, nuk e kam kap me të gjithë, dhe as me gjithë Top Channel, por i kam folur specifikisht pronares, Lori Hoxhës, me emër dhe mbiemër, në lidhje me dy personazhe politike që po shpërdorojnë platformën që ofron Topi, pra Dumës, gazetares kryesore të Topit dhe minorenit të saj që do pushtetin politik.
Pra, më specifike se kaq nuk ka, por ti gazetare nuk je dhe njihesh si pjesë e sistemit media-politike super të korruptuar në Shqipëri, dhe me që je afër me Dumën, lëshon dhe ti ‘bombat’ e tua që zakonisht të plasin ty në dorë. Dy herë të është dashur të ndryshosh artikujt kundër meje që i kishe mbushur me të njëjtin disinformim siç është rasti sot.
As nuk kam thënë “Kur të kthehem unë, do merrem me ju!”, por kam qënë specifike në sqarimin se ‘kur të kthehem, NËSE Top Channel përdoret kundër meje për interesat politike të Dumës nëpërmjet emisionit të saj tek Topi, do merrem direkt me pronarët që e lejojnë këtë aktivizëm politik në ‘prime time’, sepse emision gazetaresk ai nuk është.
Nëse Topi do të bëj politikë, atëherë të jap një deklarim përpara emisionit të sqaroj popullin, që ky nuk është thjeshtë emision analizash politike por platforma direkte e një fraksioni të Partisë Demokratike nga ku bëhet lufta për pushtet të tyre.
Duma është gjithë kohën duke i bërtitur dhe sulmuar çdo analisti apo politikani kur bëjnë analizat që bien ndesh politikës që shtyn ajo. Duma ka hequr disa nga analistët më të mirë se nuk i përballonte dot në analizë. Duma është gjithë kohën duke sulmuar foltoret e hershme të Berishës dhe PD e Rithemelimit nga e njëjta studio, duke nxjerrë vrerin e saj kundër demokratëve që e detyruan të jap dorëheqjen.
Duma NUK bën gazetari, por po bën politikën e saj dhe te Saljanit nga Top Channel, dhe ky është një fakt që se mohon dot kush, kështu që ti sulmon, si shoqja e saj, duke deformuar mesazhin dhe duke u munduar të më pasqyrosh si delirante, duke analizuar një llogjike që se kam artikuluar fare.
Ja, kështu deformoni dhe shpifni ju gazetarë duke bashkëpunuar ngushtë me element të politikës. I ke bërë një deformim total thelbit dhe sigurisht është e qëllimshme, kështu që BUJRUM, mirë se e fute veten në listën e gazetarëve që mbajnë kupolën politike dhe super të korruptuar në pushtet. Të premtoj, kur të bjerë ajo kupola, do të të zërë dhe ty brenda!!!



