back to top
12.5 C
Tirana
E diel, 23 Mars, 2025
spot_img
KreuSporti“Nuk ishim të frikësuar”, kapiteni Gjimshiti: Te 1-0 ishte OK, ja çfarë...

“Nuk ishim të frikësuar”, kapiteni Gjimshiti: Te 1-0 ishte OK, ja çfarë na mungoi

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, komentoi shkurtimisht, pas humbjes 2 me 0 që Shqipëria regjistroi në transfertë ndaj Anglisë.

Në prononcimin e dhënë, mbrojtësi deklaroi:  

“Nuk ishim të frikësuar, në futboll nuk ka frikësim. Anglia është e fortë kundër të gjithëve. Te 1-0 ishte OK. Me futjen e Brojës, patëm disa raste në sulm, mungoi pasimi i fundit.

Te goli i dytë përfundoi ndeshja. Nuk e kishim bërë plan që të zbrisnim aq poshtë. Ata kanë lojtarë që e fusin topin mbrapa shpinës dhe është e vështirë t’i kapësh me shpejtësinë që kanë”, u shpreh Gjimshiti për “Supersport”. 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat