“Nuk jemi të varfër por jemi të vjedhur”. Kjo shprehje i shkon për shtat komisionit antikorrupsion të Fatmir Xhafajt.
Pagesat e tyre “të çmendura”, nuk përkojnë me realitetin në të cilin jetojnë shqiptarët.
Kur sot në vitin 2024, ende ka qytetarë që marrin bukë me listë, ka qytetarë që largohen nga ky vend për një jetë ndoshta më të lodhshme, me plot paragjykime, por më të mirë për fëmijë dhe si qershi mbi tortë e kësaj panorama gri vijnë pagat e të ashtuquajturve ekspertë.
Qytetarët presin që me taksat e tyre të përmirësohet arsimi, shëndetësia, por ndodh tjetër gjë, përmirësohen kuletat e disa njerëzve që quhen ekspertë.
30 prej tyre do të marrin plot 8 mijë euro.
Më poshtë po sjellim emrat që përfitojnë nga kjo “grabitje” parash me ligj.
Këta ekspertë që do të paguhen me taksat e qytetarëve të varfër vijnë kryesisht nga fakultetet shtetërore por edhe ato private.
Në tabelën e mposhtme janë emrat e ekspertëve 8 mijë euro.