Real Madrid duket se nuk do të ndërhyjë në sesionin dimëror të merkatos, kjo sipas prestigjiozes spanjolle “AS” e cila ditën e sotme flet për një strategji, që do të prekë merkaton e merengues verën e ardhshme.
Pavarësisht dëmtimeve të Albas, Davis dhe Asencios, duket se Ançelotti nuk i ka kërkuar klubit të ndërhyjë tani për të përforcuar skuadrën, por në merkaton e verës së ardhshme, aty ku madrilenët do të kenë dy objektiva kryesorë, për të realizuar.
Një mbrojtës krahu dhe një mesfushorë me kualitet që të dijë të luajë mirë me këmbë janë dy prioritetet e mbretërorëve. Për pozicionin e parë, atë të mbrojtësit të krahut nuk ka asnjë dyshim. Ai do të jetë anglezi i Liverpool, Trent Alexander-Arnold. Së fundmi mësohet se ai nuk ka pranuar asnjë ofertë nga klubi i tij Liverpool, për zgjatjen e konktratës, ndaj nisur edhe nga marrëdhënia shumë e ngusht me Bellingam, ai pritet të nënshkruajë verën e ardhshme me klubin e Fiorentino Perez.
Ndërkohë kandidatura të shumta ka sa i takon mesfushorit të ri. Mbi të gjithë spikat emri i mesfushorit të Real Sociedad dhe kombëtares spanjolle, Zubimendi. Nga mediat pranë klubit bask, mësohet se ka një interesim të shtuar ditët e fundit nga “Los Blancos” për mesfushoritn 25 vjeçar. Për momentin tratativa është vetëm në pikën e nisjes së saj, megjithatë skuadra e Real Madrid, duket e qartë në objektivat që ka vendosur për merkaton e sezonit të ardhshëm, aty ku objektivi do të jetë të ul moshën mesatare të skuadrës e ta përforcojë me elementë akoma më cilësorë.


