back to top
15.5 C
Tirana
E hënë, 23 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Nuk ka paqe me këtë regjim”/ Berisha paralajmëron përshkallëzim të protestave

“Nuk ka paqe me këtë regjim”/ Berisha paralajmëron përshkallëzim të protestave

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas protestës së zhvilluar në Tiranë, duke e cilësuar atë si një nga demonstratat më të fuqishme të viteve të fundit dhe një shprehje të revoltës mbarëkombëtare.

Në deklaratën e tij, Berisha u shpreh se qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë nderuan në mënyrë madhështore 22 marsin, të cilin e cilësoi si ditën e parë të demokracisë në vend. Sipas tij, pjesëmarrja masive në protestë tregoi se shqiptarët janë të vendosur dhe të pamposhtur përballë asaj që ai e quan “narkodiktaturë”.

Ai theksoi se demonstrata përfaqësoi zemërimin dhe revoltën e një kombi të tërë ndaj qeverisjes aktuale, duke shtuar se një mobilizim i tillë nuk është parë më parë në rrugët e Tiranës.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për vendosjen e një regjimi autokratik, duke deklaruar se në këto kushte nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet në vend.

“Beteja jonë do të njohë vetëm ngjitje. Ajo do të përfshijë të gjithë Shqipërinë dhe do të jetë e pandërprerë deri në largimin përfundimtar të kësaj organizate kriminale,” u shpreh Berisha.

Në fund, ai falënderoi dhjetëra mijëra qytetarët që morën pjesë në protestë, duke theksuar se ata protestuan në mënyrë dinjitoze dhe shprehën qartë kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat