back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosovaIsh-sekretari amerikan: Nuk ka prova për trafikim droge apo vrasje nga liderët...

Ish-sekretari amerikan: Nuk ka prova për trafikim droge apo vrasje nga liderët e UÇK-së

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, deklaroi para Prokurorisë Speciale se nuk ekzistojnë prova apo informacione që mbështesin pretendimet për përfshirjen e udhëheqësve të UÇK-së në urdhëra për vrasje apo krime të organizuara.

“Nuk ka asnjë informacion apo provë që të mbështesë pretendimet se udhëheqësit e UÇK-së kanë dhënë urdhra për vrasje apo janë përfshirë në krime të organizuara. Këto janë akuza të paprovuara. UÇK-ja vepronte në kushte represioni nga forcat serbe dhe nuk kishte një strukturë të mirëfilltë ushtarake,” tha Rubin gjatë dëshmisë së tij.

Ai shtoi se qëllimi i bashkësisë ndërkombëtare ka qenë të ndihmojë transformimin e UÇK-së në një organizatë demokratike – proces që, sipas tij, po zhvillohet me mbështetjen e NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara.

Në lidhje me akuzat për trafikim të drogës, Rubin theksoi se “nuk ka informacione të pavarura” që të konfirmojnë këto pretendime.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat