back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 5 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Nuk ka rrugë tjetër”/ Berisha paralajmëron protesta të vazhdueshme

“Nuk ka rrugë tjetër”/ Berisha paralajmëron protesta të vazhdueshme

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se protesta e vazhdueshme është e vetmja rrugë për largimin e qeverisë aktuale, duke përjashtuar çdo alternativë tjetër politike apo institucionale.

Në një deklaratë publike, Berisha theksoi se nisja e protestës së vazhdueshme është e panegociueshme dhe se ajo do të fillojë pa asnjë diskutim. Sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë e sigurt për t’u ndarë nga ajo që ai e cilëson si “regjim”.

“Ne po ndjekim situatën dhe ua themi me bindje të plotë se rrugë tjetër të sigurt nuk ka për largimin e kësaj qeverie, përveç protestës së vazhdueshme”, u shpreh Berisha.

Kreu i PD falënderoi mbështetësit dhe strukturat e partisë për, sipas tij, qartësinë e konceptit dhe vullnetin e shprehur për angazhim, duke theksuar se opozita duhet të qëndrojë e bashkuar dhe e vendosur në përballjen politike me mazhorancën.

Deklarata e Berishës vjen në një kohë tensioni politik, ndërsa opozita ka paralajmëruar intensifikimin e aksionit të saj kundër qeverisë dhe procesit zgjedhor që ajo e konsideron të deformuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat