back to top
14.5 C
Tirana
E hënë, 30 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaNuk ktheu në detyrë drejtorin e Ujësjellësit pas vendimit të Gjykatës/ Bardh...

Nuk ktheu në detyrë drejtorin e Ujësjellësit pas vendimit të Gjykatës/ Bardh Spahia në GJKKO: Çështja e stisur politikisht

Ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia u paraqit në gjyqin në GJKKO, i marrë i pandehur për pengim të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, pas kallëzimit të ish-drejtorit të Ujësjellësit të Shkodrës, Mark Molla.

GJKKO ka pranuar kërkesat e palëve për të thirrur dëshmitarët, mes tyre edhe Mark Molla.

Në një prononcim për mediat, Spahia tha se gjyqi ndaj tij është një çështje e stisur politikisht.

“Ishte një seancë në vazhdim të çështjes për shkarkimin e ish drejtorit të ujësjellësit. U pranua kërkesa për të thirrur dhe dëgjuar dëshmitarët, 4 ose 5. Ishte një seancë rutinë, ku u miratua kërkesa për të thirrur dhe dëgjuar dëshmitarët. Për një çështje që nuk është çështje. Ka qenë një çështje e stisur politikisht që të dëmtohej jo vetëm Bardh Spahia por edhe PD në fillim të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 11 majit.

Më mirë se askush tjetër, shkodranët kanë qenë kosheint dhe kanë dhënë përgjigjen e tyre përmes votës, që ka qenë sulm politik ndaj një personi që ka mbrojtur interesin publik dhe qytetar. Përgjigjen e kanë marrë me votë”, tha Spahia.

Më 26 shkurt SPAK dërgoi për gjykim dosjen e Spahisë, i marrë i pandehur për pengim të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, pas kallëzimit të ish-drejtorit të Ujësjellësit të Shkodrës, Mark Molla. SPAK ka arritur në përfundimin se Spahia, në cilësinë e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër, ka marrë dy vendime në korrik të vitit 2022, për të shkarkuar administratorin e Ujësjellës Kanalizimeve Mark Molla dhe emëroi Arvit Bushatin, që ishte një anëtar i FRPD-së.

Molla është ankuar në gjykatë dhe ka fituar. Gjykata vendosi pezullimin e dy akteve të nxjerra nga Spahia deri në një vendim të formës së prerë por sipas SPAK edhe pse ish-kryebashkiaku Spahia ishte njohur me këtë vendim dhe nuk e ka zbatuar. Përkundrazi Spahia ka nxjerrë disa ditë më vonë tre vendime të tjera, përmes të cilave sërish ka shkarkuar nga detyra Mark Mollën dhe ka emëruar të njëjtin person si administrator. Këto veprime vlerësohet se janë kryer me qëllim pengimin e ekzekutimit të vendimit gjyqësor të Gjykatës së Shkodrës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat