back to top
5.5 C
Tirana
E diel, 21 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Nuk na lejoni të flasim”/ Burgia largohet demonstrativisht nga Këshilli Kombëtar i...

“Nuk na lejoni të flasim”/ Burgia largohet demonstrativisht nga Këshilli Kombëtar i PD

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Dritan Burgia, është larguar në mënyrë demonstrative nga salla ku po zhvillohej me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD.

Sipas burimeve nga brenda mbledhjes, largimi i Burgias erdhi pasi drejtuesit e forumit ndaluan diskutimet për tema të tjera, duke lejuar vetëm ndërhyrje që lidhen me protestat. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi tek një pjesë e anëtarëve, mes tyre edhe Burgia.

“Ne vijmë të flasim në forume, ju thoni se nuk lejohet të flasim për asgjë tjetër veç protestës”, është shprehur ai para se të largohej nga salla.

Dritan Burgia njihet si një nga organizatorët e takimit të parë të ndërmarrë nga Ervin Salianji në Durrës, në kuadër të përpjekjeve për riorganizimin dhe rienergjizimin e Partisë Demokratike pas zgjedhjeve.

Më herët, Burgia është atakuar edhe gjatë mbledhjeve të Kryesisë së PD, ku është akuzuar nga zëra brenda partisë për bashkëpunim me Partinë Socialiste, akuza të cilat ai i ka mohuar publikisht.

Largimi i tij nga mbledhja e Këshillit Kombëtar nxjerr në pah tensionet dhe përçarjet e brendshme që vijojnë të shoqërojnë Partinë Demokratike në një moment delikat politik për opozitën.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat