back to top
30.5 C
Tirana
E martë, 8 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetNuk ndalet Rama/ "Prokurorja refuzoi hetimin, po e çojmë për shkarkim"

Nuk ndalet Rama/ “Prokurorja refuzoi hetimin, po e çojmë për shkarkim”

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë të martë me akuza të drejtpërdrejta ndaj prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, të cilën e fajëson për mosveprim për ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, Rama akuzoi prokuroren se ka lënë në baltë strukturat shtetërore që ndërhynë për ndalimin e ndërtimeve të paligjshme dhe se me mosveprimin e saj i ka hapur rrugë betonizimit të një prej zonave më të bukura turistike të Shqipërisë.

“Është shumë shqetësuese ajo që ka ndodhur në Theth; strukturat e shtetit që kanë vepruar janë lënë në baltë nga një prokurore, ndërkohë që prokuroria e merr dhe në mbrojtje,” – u shpreh Rama.

Ai njoftoi se Ministria e Drejtësisë po përgatit dosjen për të kërkuar shkarkimin e prokurores Elsa Gjeli, përmes një kërkese zyrtare që do t’i dërgohet Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

“Këta persona bëjnë në shkollë edhe një lëndë që quhet logjikë, ndërkohë që në arsyetimet e tyre vetëm logjikë nuk ka,” – deklaroi Kryeministri, duke shtuar se mungesa e veprimit nga organet e drejtësisë ka sjellë dëme për Republikën, natyrën dhe imazhin e vendit.

Rama shtoi se për rastin e Thethit ende nuk është identifikuar personi që qëndron pas ndërtimeve, pasi sipas tij, prokurorja ka zgjedhur të mos nisë asnjë hetim penal.

“Beteja është kjo nga të katërta anët. Për këtë kemi marrë mandatin e katërt,” – përfundoi Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat