Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar i prerë se nuk do të shkojnë në zgjedhje me këtë qeveri.
“Ne kemi një proces, që është procesi i primareve, me të cilin ne do përzgjedhim deputetët.
Por ne jemi të përcaktuar qartë se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka, ndaj dhe do luftojmë me çdo mjet të mosbindjes civile për qeveri teknike”, ka thënë Berisha.