Në GJKKO ka dhënë sot dëshminë i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.
Gjatë procesit që po vazhdon me dyer të mbyllura Nuredin Dumani ka nxjerrë emrin e një tjetër oficeri policie si bashkëpunëtor me krimin sipas tij.
Gazetarja Anila Hoxha, raporton se i penduari ka përmendur emrin e oficerit me inicialet K.G që sipas Dumanit e “njoftonte për lëvizjet e Oltit ( Elton Kilës” një anëtar të grupit quajtur Henrik Hoxhaj.
Ky i fundit më njoftonte mua për lëvizjet e shënjestrës”, mësohet se ka thënë Nuredin Dumani.